Pas shumë e shumë vitesh në kërkim, Argjentina e ka fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale kundër Francës vetëm pas penalltive.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3, raporton Kosovalive.net.
Pas suksesit të madh të arritur për herë të parë që nga vitit 1986, faqja zyrtare e Kombëtares së Argjentinës ka publikuar një fotografi të vjetër të Lionel Messit me legjendën e ndjerë argjentinase, Diego Armando Maradonën.
“Për dorën tënde të mrekullueshme dhe mrekullinë e këmbëve të tua”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.
Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.