Live

Ariana Grande padit brendin “Forever 21”

11:57 / 04 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ariana Grande po hedh në gjyq Forever21 për 10 milion dollarë (8.3 milion £) për një fushatë reklamuese në të cilën kompania përdori një modele për të cilën këngëtarja thotë se duket shumë si ajo.

Këngëtarja tha se brendi po e shfrytëzon famën e saj për të shitur produktet.

Ariana pretendon se marka punësoi dikë me një ngjashmëri “të çuditshme” me të, pasi ajo nuk pranoi të miratojë kompaninë kur ajo iu afrua asaj në nëntor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Forever 21 ka thënë se nuk mund të komentojë se çfarë po ndodhë legalisht, por shtoi: “Ndërsa ne kundërshtojmë pretendimet, jemi mbështetës të mëdhenjë të Ariana Grande dhe kemi punuar me kompaninë e saj licencuese gjatë dy viteve të fundit.

“Ne jemi me shpresë se do të gjejmë një rezolutë të pranueshme reciprokisht dhe mund të vazhdojmë të punojmë së bashku në të ardhmen.”

Shpërndaje në

U Kopjua