Live

Arifi: Marrëveshja e propozuar e njëanshme, ndërkombëtarët luajnë anën e Serbisë

17:27 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli lidhur me marrëveshjen e propozuar për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Arifi tha se “Marrëveshja e propozuar është e njëanshme”. Kryetari i komunës së Preshevës thotë se dërkombëtarët luajnë anën e Serbisë “pasi interesi më i madh i ndërkombëtarëve është të shkëpusin Serbinë nga Rusia sesa me qenë partner serioz me ne”.

“Marrëveshja e propozuar është e njëanshme. Është një marrëveshje në mënyrë të përgjithshme. Marrëveshja është e përpiluar aq shumë në mënyrë të përgjithshme saqë secili mund et me e pa në mënyrën e vet dhe me e përpiluar në mënyrën e vet. Kjo e bën jo shumë stabile implementimin. Kjo marrëveshje përmban dhe marrëveshjet e mëhershme përfshirë dhe Asociacionin të cilin në Kosovë e ka hedhur poshtë kushtetuta, ka dhe marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatuar. Me rëndësi është që është një kërkesë e ndërkombëtarëve dhe lidhet me zhvillime globale, dhe me luftën Rusi Ukrainë. Ne jemi partner dhe duhet të kemi parasysh që partnerët tanë e kanë një situatë të rënduar ndërkombëtare dhe duhet të jemi komunikativ me ata”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua