Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri lidhur me situatën në veri duke thënë se “sigurinë në vend për momentin e garanton vetëm prezenca e pjesëtarëve të KFOR-it në kazerma”.
Arlind Manxhuka, teksa e ka shpërndarë deklaratën e Hazirit në profilin e tij është shprehur:
“Ndërkohë që Policia e Kosovës është në krye të detyrës, vjen një deklaratë shumë e dëmshme dhe e papranueshme nga nënkryetari i LDK-së”.
Nënkryetari Haziri deklaratën e lartcekur e ka dhënë në “Blic Interview”.
