Live

Armë dhe predha brenda kosherëve të bletëve, çfarë u gjet në banesën e Ervis Martinajt

16:04 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.

Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën, dokumente të ndryshme, raporton Euronews Albania.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

Shpërndaje në

U Kopjua