Live

Arrestimi i dy personave të dyshuar për keqpërdorim me grante, Peci falënderon bujqit për ndarjen e informacioneve

23:47 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas arrestimit të dy persona, të cilët dyshohet se kanë pranuar para në emër të zyrtarëve të një ministrie, duke premtuar ndikim për futjen e dy aplikuesve në listën e përfituesve të granteve.

Peci e ka përshëndetur këtë aksion të institucioneve të drejtësisë.

Ai ka falënderuar bujqit për bashkëpunim në ndarjen e informacioneve.

“E përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative. Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Peci në Facebook, të hënën.

“I falenderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...