Live

Arrestohen disa gazetarë në Turqi, shkak raportimet gjatë mbulimit të tërmetit

18:22 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), të paktën katër gazetarë në Turqi janë duke u përballur me akuza penale në lidhje me raportimet dhe komentet që kanë bërë gjatë kohës që po mbulonin tërmetin e 6 shkurtit.

BBC sjell historinë e gazetarit të pavarur Mir Ali Koçer, i cili kishte shkuar në rajonin e prekur nga tërmeti për të intervistuar të mbijetuarit, disa prej të cilëve kishin treguar se nuk kanë marrë ndihma nga shteti për ditë të tëra.

Duke qenë sa ai kishte ndarë historitë e tyre në Twitter, bëhet e ditur se ndaj ti janë hapur hetime mbi dyshimin për përhapje të “lajmeve të rreme” dhe mund të përballet me deri në tre vjet burg.

Ai ka treguar për BBC-në, se fillimisht policia i kishte lënë një shënim në banesën e tij ku i ishte kërkuar që të vizitojë stacionin policor. Më tej bëhet e ditur se në stacion atij i ishte thënë se po hetohej sipas një ligji për dezinformimin dhe pas deklaratës ishte akuzuar për përhapje të informacionit të rremë.\

Përderisa autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi ndalimet akoma, kujtojmë se gjatë vizitës që vetë presidenti Erdogan bëri në zonat e prekura nga tërmeti, paralajmëroi se “ata që përhapin lajme të rreme dhe shkaktojnë kaos social do të ndiqen penalisht”, duke i cilësuar si “provokatorë”.

Turqia ka miratuar ligjin për “dezinformim” në muajin tetor, duke kriminalizuar përhapjen publike të dezinformatave dhe duke i dhënë shtetit kompetenca shumë më të mëdha për të kontrolluar mediat në përgjithësi.

Ky ligj nuk është kritikuar nga Komisioni i Venecias, një mbikëqyrës ligjor i Këshillit të Evropës, të cilët thanë se ishte “ndërhyrje në lirinë e shprehjes”, ndërkohë edhe partitë opozitare në Turqi, e kanë cilësuar si “ligj censurë”.

Përveç gazetarit Koçer, sipas BBC-së edhe tre gazetarë të tjerë janë nën hetime, Merdan Yanardağ dhe Enver Aysever dy komentatorë të shquar politikë me bazë në Stamboll me ndjekës të shumtë në mediat sociale kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë për shpëtim dhe janë arrestuar me dyshimin për “nxitje të urrejtjes”. Po ashtu gazetari i katërt Mehmet Gules, është arrestuar pasi ka intervistuar një vullnetar që ka kritikuar qeverinë, mësohet se më pas ai është liruar.

Ende nuk dihet numri i saktë i gazetarëve të tjerë nën hetim, mirëpo ditën e martë policia turke ka njoftuar për arrestimin e 134 personave për “postime provokuese”.

Këto lëvizje të qeverisë janë kritikuar shumë nga grupet e lirisë së shtypit, të cilët kanë thënë se dhjetëra gazetarë të tjerë janë ngacmuar ose janë penguar të raportojnë.

Kujtojmë se nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë me 6 shkurt, kanë mbetur të vrarë të paktën 50,000 njerëz.

Shpërndaje në

U Kopjua