Live

Arrestohen dy persona në rajonin e Ferizajt/ Njëri për dhunë në familje, tjetri për pengim të personit zyrtar

10:25 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Komunikata e parë:

Arrestohet një person në Kaçanik

Policia e stacionit në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën ” Sali Bajra ” në Kaçanik kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave.

Të detyruar, policia e arreston personin B.L ( M/K) i moshës 45 vjeçar, të cilin më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”

Komunikata e dytë:

Arrestohet një person për dhunë familje në Ferizaj

Sot, rreth orës 00:05 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar,  i cili vazhdimisht  kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e  moshës 31 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”.

Shpërndaje në

U Kopjua