Katër burra janë arrestuar në flagrancë mbrëmë në Pejë duke u marrë me prostitucion.
Policia ka njoftuar se janë hapur dy raste ku në të dyja rastet janë arrestuar nga dy persona duke u marrë me prostitucion.
MARRJE ME PROSTITUCION:
· Pejë 16.03.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Pejë 16.03.2023 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.