Live

Arrestohen nëntë zyrtarë që bënë pranimin e stadiumit në Magure pa i plotësuar kushtet

16:30 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua