Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, pasi që janë rrahur mes vete në Deçan.
Në raportin e 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Haki Povataj” rreth orës 17:30, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Haki Povataj, Deçan 02.12.2022 – 17:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.