Live

Arrestohen tre persona në Gjilan, njëri prej tyre është mjek

09:22 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur të dielën. Sipas Policisë, i dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR/Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua