Live

Arrestohet burri në Pejë, kanosi drejtorin e shkollës që i suspendoi djalin

11:16 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Prindi i një nxënësi në shkollën fillore të fshatit Kryshec të Pejë është arrestuar nga policia.

Siç bëhet e ditur, ai ka kanosur drejtorin e kësaj shkolle pasi djali i tij ishte suspenduar nga shkolla, njofton Klankosova.tv.

“Me datё 21.03.2023, rreth orës 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec, Pejё, ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur drejtorin e shkollës” thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Shpërndaje në

U Kopjua