Live

Arrestohet edhe një person për vrasjen dhe plagosjen e pesëfishtë në Aktash, dyshohet për manipulim me prova

10:31 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë, ku si pasojë e një përleshjeje të armatosur mes dy familjeve Sekiraqa dhe Gashi (Capave) ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i arrestuari i fundit dyshohet se ka manipuluar me prova.

Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që pesë persona ndodhen nën masën e paraburgimit për një muaj.

Një prej tyre dy ditë më parë është liruar nga spitali ku po trajtohej dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...