Sot është zhvilluar aksioni i radhës në rastin “Brezovica”, ndërsa burime të IndeksOnline bejnë të ditur se Policia e Kosovë ka arrestuar edhe personin e 15-të.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt si dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë zbarkuar në katër komuna të vendit.
Kujtojmë se të njëjtit kanë realizuar sot gjatë ditës një operacion të gjerë, në kuadër të vazhdimit të aksionit të njohur tashmë për publikun si “Brezovica”.