Live

Arrestohet Gentian Malindi, akuzohet se porositi 137 kilogram kokainë e kapur në Durrës

14:49 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Policia ka arrestuar Gentian Malindin, i cili ka qenë në kërkim për një sasi prej 137 kilogram kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ai është ndaluar në afërsi të Vorës, ku lëvizte i vetëm me një automjet.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati.

Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. /Euronews Albania/

Shpërndaje në

U Kopjua