Kosovari Ylber Ademi 51 vjeçar nga Podujeva është arrestuar nga organet policore ne Shqipëri.
Policia e ka ndaluar në aksin rrugor Elbasan-Peqin dhe gjatë bastisjes në automjet i janë gjetur plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kilogram tritol të tipit TNT.
Armët të cilët i kishte me vete janë me origjinë nga Serbia,të cilat i kalonte nga kufiri Kosovë-Serbi dhe i shiste në Shqipëri.
Armët i kishte të fshehura në pjesët e ndryshme të veturës të tipit “Benz”.
Policia ka bërë të ditur se ky person është arrestuar edhe disa herë të tjera, ai është zënë duke transportuar edhe municion e tritol që merrte nga Serbia e vende të tjera.
Rasti është duke u proceduar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.