Miloš Lucić, ministri i të drejtave të njeriut dhe refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit dhe disa vepra korrupsioni.
Kështu njofton Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës.
I dyshuari është nën hetim nga Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës dhe dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të pozitës apo autoritetit, lidhur me disa vepra penale korruptive, të cilat kanë shkaktuar dëme në fondet buxhetore të shtetit, si dhe përvetësim të pasurisë së paligjshme, përfitime për të dyshuarin dhe personat e tij të afërt.