Është arrestuar në Vienë të Austrisë ortakja e kompanisë së inceneratorëve shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e shpallur në kërkim nga Prokuroria Speciale.
Mësohet se Gugallja është arrestuar në Vienë dhe tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Tiranës. SPAK i ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.
Gugallja, së bashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin akuzohen për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve në bashkëpunim, në lidhje me aferën qindra milionëshe të inceneratorëve.