Live

Arrestohet në Pejë i shumëkërkuari nga Policia

16:36 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live


I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh

I kërkuari nga Gjykata Themelore e Pejës dhe Prokuroria Themelore në Pejë,është arrestuar sot në Pejë.

Policia e Kosovës pas një aksioni në punë intensive operativo-hetimore në bashkëpunim me njësitet e tjera ka bërë arrestimin e të dyshuarit L.R.

Ai është arrestuar sot në Pejë në rrugën “Besnik Lajqi”.

I arrestuari ishte akuzuar për vepra penale.

Gjatë arrestimit tek ai janë konfiskuar edhe katër qese plasmasi ngjyrë të kaltër të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuane”.

Shpërndaje në

U Kopjua