Live

Arrestohet një 22-vjeçar në Ferizaj

08:44 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Policia e stacionit në Ferizaj dje ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, “kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare”.

Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Sulmi’’.

Shpërndaje në

U Kopjua