Live

Arrestohet një 35-vjeçar i kërkuar për vjedhje të pyjeve

13:45 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sot në orën 11:30 në Soponicë të Kaçanikut është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale “Vjedhje të pyjeve”.

I dyshuari është R.T, i moshës 35-vjeçare.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve”, thuhet në komunikatë.

Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Shpërndaje në

U Kopjua