Një person është arrestuar të hënën në fshatin Celinë në Rahovec, pasi i janë gjetur dy pistoleta me tre fishekë në shtëpinë e vet.
“Më datën 13.02.2023 është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Celinë-Rahovec. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta dhe tre copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimi, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.