Live

Arrestohet një person i dyshuar për rrëmbim

21:25 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, pas pranimit të informacioneve përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit, ka realizuar një operacion policor mjaft të suksesshëm duke arritur lirimin e një femre të rrëmbyer.

Ky operacion policor është realizuar sot nga Njësiti për Hetime te Përgjithshme, që operon ne kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë ne Prishtine, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Hetuesit policor pas grumbullimit te informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:

R.S mashkull, 39 vjeç, shtetas italian.

Viktima e rastit, shtetase gjermane, është dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi qe e njëjta dyshohet se është mbajtur e mbyllur qe nga data 3 gusht 2019.

Aktualisht personi i dyshuar po intervistohet ne objektet policore, ndërkohë që hetuesit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave te ngjarjes.


Shpërndaje në

U Kopjua