Live

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

12:26 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:30 në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar D.M (M/K), i moshës 19 vjeçar.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve” me dënim burgimi prej (2) muajve.


Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Shpërndaje në

U Kopjua