Policia e Kosovës në stacionin në Shtërpcë, ka njoftuar se sot në ora 18:10 ka pranuar një informacion se në Brezovicë ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin T.T (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij S.D (F/K) e moshës 33 vjeçare.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’”, thuhet në njoftim.