Live

Arrestohet një person në Pejë

16:38 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person në Pejë i cili dyshohet për veprat penale penale ‘ Vjedhje e rëndë’, ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’.

“Ju njoftojmë se Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin: o L.R. i lindur vitin 1990 m/k/sh. I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për disa vepra penale të cekura më lartë, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e policsë.

I dyshuari ishte edhe në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë.

I njëjti me urdhër të Prokurorit pas intervistimit është i’u ështëcaktuar masa e ndalimit pre 48 orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua