Live

Arrestohet një person për sulm dhe kanosje në Shtime

11:05 / 28 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për sulm dhe kanosje në Shtime.

Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 14:30 kanë pranuar një informacion se në fshatin Topillë të Shtimes është një rast i sulmit dhe kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve.

“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili e kishte sulmuar dhe kanosur rojën e pyjeve H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kanosje”.

Shpërndaje në

U Kopjua