Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person 26 vjeçar për veprën penale vrasje në tentativë.
Siç thuhet në një njoftim të policisë, ngjarja kishte ndodhur me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Policia tregon se hetuesit rajonal kanë ndërrmarë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta.
“Personi i arrestuar: I.Q, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njejtit i janë gjetë dhe sekuestruar: një armë zjarrinjë karikator, 14 fishekë dhe një thikë. Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.