Live

Arrestohet personi i kërkuar nga Policia në Istog

10:06 / 01 Dhjetor 2022

Nga admin

Kastriot Bajra është emër i njohur për Policinë e Istogut. I njëjti muaj më parë bashkë me vëllaun e tij, Ajetin, kishte tentuar t’i fuste me zor në veturë dy vajza të mitura.

Por, i riu nga fshati Serbobran i Istogut ishte që një kohë në kërkim nga Policia e Kosovës për vjedhje të rëndë.

Pasditën e djeshme Policia ka arritur të lokalizoj vendin ku ndodhej Kastrioti dhe e ka arrestuar në fshatin Serbobran.

Bajra është i dyshuar edhe për shitblerje të narkotikëve./Indeksonline/

Shpërndaje në

U Kopjua