Live

ASK: Vetëm gjatë muajit shkurt inflacioni ishte 10.5%

14:10 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin shkurt 2023, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 10.5% në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin shkurt 2022.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin shkurt 2023.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit kishte rënie prej (-0.3%) në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin janar 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.9 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt 2023 me muajin shkurt 2022 ishte 10.5%”, thuhet në komunikatë.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së, është më i lartë në një mesatare prej 10.5% në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin shkurt 2022.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (27.7%); qumësht, djathë dhe vezë (26.1%); vajra dhe yndyra (22.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (20.9%); bukë dhe drithëra (20.7%); mish ( 17.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.5%); energji elektrike (15.8%); prodhime ushqimore (15.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (15.7%); shërbime për transport (13.3%); pije alkoolike (10.9%); pemë (10.6%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (10.3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); perime (9.5%); shërbime hoteliere (9.5%); kujdes personal (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (8.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.0%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.0%); gjëra personale (6.8%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5.7%); duhan (5.4%); blerje e automjeteve (4.4%); pajisje shtëpiake (4.4%), veshje (4.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.3%); shërbime ambulantore (1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 10.9 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...