Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e ka kritikuar atë për qeverisjen në vend.
“Atij (Kurtit) dhe Vali Corleones nuk i ka thënë kurrë askush në jetë puna e mbarë, sepse të dy nuk kanë bërë asnjëherë punë në jetën e tyre”, kishte deklaruar Abdixhiku një javë më parë në RTV Dukagjini.
Ndërsa, kryeministri Kurti në intervistën për Debat Plus në RTV Dukagjini, tha se nuk ka çfarë të thotë, pasi ai po e qeverisë vendin në ditët e tij më të mira, për shkak të punës së mirë.
“Puna e mbarë mua më kanë thënë shumë qytetarë gjithë jetën”, tha ai.