Live

“Askush nuk po thotë shoqëri femicidale”: Tërhiqen pak deputetet e VV-së nga qëndrimi

14:43 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një përplasje ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në lidhje me natyrën femicidale të shoqërisë kosovare. Por, tashmë është shkruar një rresht mjaft problematik nga ana e deputetes Tinka Kurti.

Deputetja Arjeta Fejza u shpreh se kishte femicid në Kosovë. Më pas, ajo u mbështet edhe nga ministrja Albulena Haxhiu.

Por, këto qëndrime i kontestoi Ganimete Musliu, deputete e PDK-së.

“Tendenca për ta shpallur shoqërinë kosovare “femicide” është e rrezikshme.” – tha znj. Musliu mes tjerash.

Por, deputetja Kurti duket se ka vendosur që të tërhiqet paksa nga qëndrimi i shprehur nga Fejza dhe Haxhiu.

“Askush nuk po thotë shoqëri femicidale por po po vend ku ndodhin vrasjet e grave nga burrat,” – u shpreh znj. Kurti me anë të një postimi në Facebook.

Qysh? Pse të mos e quajmë “shoqëri femicidale”?

Për më tepër, ky postim është pëlqyer edhe nga deputetja që shtroi çështjen, Arjeta Fejza.

Postimi i plotë:

Me e përmend femicidin në Kuvend është detyrë. Me e mohu atë është e rrezikshme. Më e rrezikshmja është mohimi i problemit.

Askush nuk po thotë shoqëri femicidale por po po vend ku ndodhin vrasjet e grave nga burrat. Femicid nuk ka vetëm në vendet e pazhvilluara që deputetja po thotë por edhe në vendet demokratike. Nuk ka arritë bota me e zhdukë këtë. Ka arritë vetëm me e denoncu dhe me e luftu këtë.

Dhe Gane, nuk janë raportet ndërkombëtare më të rëndësishme sesa vetë jetët e grave. Por edhe kush është i brengosur për këtë, krejt e dijnë që femicid ka gjithkund. Çështja është se a ka denoncim. Nëse nuk ka, sigurt që edhe ke me përfundu në raporte negative ndërkombëtare.

Mohimi i problemit është garanci për vazhdimin e problemit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...