Live

“Asociacioni”, Bajqinovci – Hotit: Besoj e ke zgjidhjen, sikur e kishe më 2021

18:22 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka komentuar reagimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti i cili thotë se shkaku veprimeve të Kurtit ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit.

Bajqinovci ka ndarë një lajm, ku Hoti, atëherë kryeministër, kishte rikonfirmuar qëndrimin e tij se ishte i gatshëm të fillonte bisedat në Bruksel për statutin e Asociacionit.

“Hoti paska thënë sot se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit. Ai besoj e ka zgjidhjen. Sikur e kishte në 2021-tën”, shkruan ai.

Shpërndaje në

U Kopjua