Atdheu ka shprehur dyshime në lidhje me sinqeritetin e lojës në mes të Xhulit e Stresit.
Sipas tij, dyshja mund të jenë marrë vesh jashtë për lojën që do të bëjnë në shtëpinë e famshme.
“Edhe Xhulit ia thashë mbramë në fytyrë, unë dyshoj që kjo është lojë në mes të Stresit dhe Xhulit nga jashtë”, u shpreh Atdheu, derisa Arta i tha se ka shumë të drejtë në atë që thotë.
“Krejt të drejtat i ke me dyshu sepse andej ka dërgu. I gjithë muhabeti që e kanë bo ka qenë ekskluzivisht i lidhur veç me jashtë”, ka thënë Arta.
“Sikur unë me Andin që njihemi nga jashtë me pasë thanë hajt se kur hyjmë brenda po përlahemi për të bërë shou e kur dalim mbesim shokë, mua po ma jep ashtu me mendu”, vazhdoi Atdheu.
Krejt këto dyshime sipas tyre vijnë, pasi ata dy pajtohen me njëri-tjetrin edhe pas ofendimeve të shumta që ia bëjnë njëri-tjetrit në Prime.
“Me bo punën unë me me ofendu dikush para 6 milionë spektatorëve dhe të nesërmen me u përqafu, s’e di”.