Live

Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Gjermani, i riu qëllohet me armë zjarri

14:11 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një 25-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Hemshof në Gjermani mbrëmjes e së shtunës.

Sipas raportimeve nga policia gjermane mësohet se kemi të bëjmë me një tentativë vrasje, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura më tepër detaje në lidhje me mënyrën e atentatit.

Policia e gjeti të riun të plagosur në vendin e ngjarjes dhe më pas u bë dërgimi i tij për në spital ku iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Mediat gjermane rapotortojnë se 25-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar.

Sakaq ende nuk dihet kush janë autorët që kanë qëlluar dhe se hetimet për këtë ngjarjeje vijojnë. Po ashtu edhe identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...