Live

AT&T Inc lanson projektin “Bug Bounty” ne HackerOne

20:12 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

AT&T Inc. është një kompani amerikane që ndodhet me selinë në Whitacre Tower në qendër të Dallasit, Është ndërmarrja më e madhe telekomunikuese në botë, ofruesi më i madh i shërbimeve telefonike celular dhe ofruesi më i madh i shërbimeve telefonike fikse në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi ne muajin Korrik AT&T lansoi projektin BugBounty në HackerOne, pas shumë dobësive qe kishte në teknologjinë e saj.Kompania kishte ftuar 100-150 studiues që ata kanë punuar me të në të kaluarën në AP&T Developer API.Që atëherë ky programi ka pranuar 49 raporte të paraqitura të gabimeve me një vlerë prej 8,150 $ . Pagesa mesatare e paguar aktualisht është 150 dollarë, ku më e larta e tyre është 750 dollarë.

Sipas këtij programi pagesa për gabimet e raportuara janë:
Critical – 2,500 dollarë
High – 750 dollarë
Medium – 300 dollarë
Low – 150 dollarë

Shpërndaje në

U Kopjua