Sot për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe është një ditë e veçantë. Vajza e saj e vogël, Abigail feston ditëlindjen dhe mbush 6 vjeçe.
Padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Aurela, e cila ka ndarë në Instagram një foto të së bijës. Ajo ka treguar edhe një ngjarje plot humor që i ndodhi sot, teksa do ta çonte Abin në shkollë.
Urimi i plotë i këngëtares:
6 vjeç sot, gëzimi dytë i familjes tonë.
Dashuria jonë Abi.
E zgjoj në mëngjes, hajde se do bëhemi gati për shkolle( parashkollor).
Mezi çohet. Kam kollë, mê dhëmb këmba etj.
Sot i them, do çohemi se ke ditelindjen, edhe do të të urojnë shoqet.
Poooo – tha- edhe u çua si shigjetë hahahaha. Sot nuk kishte asnje ankesê.
E pyeta, a ke qejf të të nxjerrë mami këtu tek ky ekrani në telefon ku të shohin njerezit?
Po- tha ( lagjia e di që ka qejf pak vëmëndje, tani e dini edhe ju).