Australia po “digjet” nga i nxehti.
Fundi i dhjetorit e gjen Adelaiden me temperatura të larta deri në 38 gradë Celsius.
Në këtë qytet në mbrëmje temperaturat arrijnë deri në 27.4 gradë Celsius.
Ndërsa Victoria ka pasur natën më të nxehtë në katër vitet e fundit.
Temperatura të larta pati edhe në pjesën jugore të Australisë, pra Victoria, Tasmania, Wellsi i Ri Jugor.
Sipas meteorologëve në këtë kohë temperaturat janë tetë deri në 16 gradë Celsius mbi mesatarën.
Ndërsa në veri dhe perëndim të Melburnit dhe Viktorias gjatë ditës temperaturat më të larta pritet të jenë ndërmjet 37 dhe 41 gradë celsius.
Siç shkruan “The Guardian”, ndryshimi i motit parashikohet gjithashtu të sjellë reshje shiu me erëra deri në 90 kilometra në orë gjatë të mërkurës.
Erërat dhe stuhitë e forta mund të përbëjnë rrezik për banorët vendas, thanë sinoptikanët lokalë.
E krejt ndryshe është në Amerikën Veriore.
Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të New Yorkut, në Buffalo, pasi stuhia dimërore po vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “stuhia më e keqe e jetës së tyre”. raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka lënë të vdekur 56 persona.