Live

Australia po përballet me kushte katastrofale të betejës me zjarret

13:43 / 12 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një zonë e gjerë në brigjet lindore të Australisë, përfshirë pjesë periferike të Sidnej, janë duke u përballë me njërën prej valëve më të rënda të zjarreve që kanë ndodhur në këtë vend.

Më shumë se 85 zjarre kanë shpërthyer në gjithë New South Wales, 46 prej të cilave ende nuk janë shuar, shkruan BBC.

Autoritetet janë duke u përballë me kushte katastrofave në mes të frikës së erërat e forta mund t’ia ndryshojnë kahjen zjarrit.

Në këtë rajon jetojnë rreth gjashtë milionë njerëz.

Shpërndaje në

U Kopjua