Live

Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Nish!

10:22 / 09 Tetor 2022

Nga Kosova Live

 Nj autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në Serbi.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc, rreth orës 18:50.

Burime të Indeksonline kanë pohuar se autobusi u sulmua nga dy serbë të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim të tij.

Autobusi, i cili mban logon “Turist Kosova e Re” po udhëtonte në linjën e rregullt Prishtinë-Cyrih.

Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

Indeksonline ju sjell pamje nga autobusi i dëmtuar.

Shpërndaje në

U Kopjua