Live

Autobusi përplaset me një veturë në Prishtinë, ka të lënduar

13:22 / 05 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ilir Konushevci” në vendin e njohur “te Plepat” në Prishtinë.

Mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, përkatësisht te rrethrrotullimi i njohur si “te Plepat”.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast është lënduar një person.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhnësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 në rrugën “Ilir Konushevci”, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka treguar Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është duke u marrë njësi i trafikut të Policisë së Kosovës.

Theksojmë se edhe mbrëmë në po të njëjtin vend ka ndodhur një aksident zingjiror.

Shpërndaje në

U Kopjua