Live

Autoritetet turke: Gruaja e kapur për bombën, planifikonte të fluturonte drejt Greqisë sot

11:42 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Të dhënat e fundit tregojnë se gruaja e arrestuar sot si e dyshuar për sulmin në sheshin Taksim të Stambollit, kishte planifikuar që gjatë ditës së sotme të udhëtone nga Turqia për në Greqi, në rast të mos arrestimit të saj.

Kështu ka deklaruar të hënën, Ministri i Brendshëm turk.

Ai po ashtu ka thënë se policia ka një kasetë telefoni/audio që tregon se Partia kurdistane kishte urdhëruar edhe vrasjen e saj, në mënyrë që të parandalonte arrestimin e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua