Live

Vuçiqi shfaqet i frustruar nga New Yorku: Truk i neveritshëm, po duan t’ia heqin sanksionet Kosovës

10:35 / 26 Prill 2024

Nga Kosova Live

“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tani”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke “u ankuar” për këtë veprim.

“Shikoni trukun e neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës. Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të kundërligjshëm që “të gjithë e kritikojnë”, dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë “rroftë heqja e dinarit”, ata thonë “nuk ka konsensus të vullneteve, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe kompromis”, ka pretenduar Vuçiqi nga Nju Jorku, transmeton Kossev.

Presidenti serb sheh dy reagime të mundshme ndaj këtyre akuzave – “ndaluni, mos besoni, çfarë mund të bëni – të hidheni nga ndërtesa apo vazhdoni të luftoni”.

“Unë zgjedh këtë të fundit. Nuk kam fjalë se sa e pakuptimtë është kjo që po na bëjnë, sa e çmendur, sa e pafytyrë dhe e vrazhdë është”, ka thënë ai.

Ai akuzoi “botën e fuqishme për imponimin e vullnetit të saj”.

“Por kanë kaluar 16 vjet, qe 16 vjet një vend i vogël ka luftuar për lirinë dhe territorin e tij me të gjitha mjetet politike dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, përsëritë Vuçiqi frazat e veta.

Shpërndaje në

U Kopjua