Kongresi amerikan i ka dërguar mesazhe Turqisë në lidhje me fluturimet mbi ishujt grekë.
Në deklaratën e tyre drejtuar Turqisë, SHBA-të bëjnë të qartë se nuk duan që aleatët e NATO-s të kryejnë fluturime të paautorizuara mbi hapësirën ajrore të aletaëve të tjerë të NATO-s.
Kongresi thekson se sfidat e Ankarasë në Egje duhet të adresohen përpara se Shtëpia e Bardhë t’i dërgojë Kongresit një njoftim zyrtar për marrëveshjen e F-16.