Live

Avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente, shkak pasagjeri i dehur

17:03 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një avion i “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi, për shkak të një personi të dehur i cili sulmoi dhe ofendoi ekuipazhin e kabinës.

Pasi u sulmuan dhe nuk arritën ta neutralizonin pasagjerin, stafi i komunikoi pilotit situatën dhe ky i fundit mori vendimin që të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt.

Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit.

Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final./A2CNN

Shpërndaje në

U Kopjua