Era e fortë dhe një aeroport i nënshtruar kufizimeve të ndryshme, bënë që ekuipazhi i një fluturimi t’u kërkonte disa pasagjerëve të hipur të zbrisnin vullnetarisht dhe në këmbim të 250 eurove si dëmshpërblim për të “lehtësuar” avionin dhe për të mundur të ngriheshin të sigurt.
Episodi sureal ndodhi të enjten më 9 mars pas drekës në “Ita Airways London City” (aeroporti i Londrës) i linjës Londër-Milano, i cili po transportonte disa gazetarë italianë dhe tifozë të Milanit që ktheheshin nga ndeshja e Champions League kundër Totenhamit.
Teknikisht, fluturimi u operua nga “German Airëays”, një kompani nga e cila “Ita” merr me qira avionë të vegjël (Embraer 190) që mund të ulen dhe të ngrihen nga një pistë e shkurtër, si ajo e “London City”. Avioni AZ227 duhet të ishte nisur në orën 13.45 (ora lokale, 14.45 në Itali), por kushtet e vështira të motit bënë të nevojshme lehtësimin e avionit duke lënë disa persona të zbrisnin.