Avokati i njohur, Kujtim Kërveshi qysh dje ka paralajmëruar se është bërë manipulim i provave në rastrin e Shtëprcës.
Kërveshi dje në disa komente në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do ta mbrojë pjesëtarin e FSK-së, Azem Kurtajn që sipas tij ky rast penal do të marrë fund.
“E marr në mbrojtje ligjore vec le te lajmrohet familja nese ai nuk e ka ate mundesi! Keta ne Shterpce pas kesaj kane me tentu me i manipulu provat. Ky rast penal mori fund!”, ka shkruar Kërveshi në rrjetin social.

Avokati Kërveshi ka folur edhe dje në një intervistë për Kosovalive për rastin në Shtërpcë ku tha se institucionet e Kosovës duhet të përmbahen, nuk duhet të japin deklarata që nuk mbështeten në prova. Ai ka kritikuar spektrin politik për deklarimet, siç i quan ai, të pamatura në lidhje me këtë rast. /Kosovalive.net/