Live

Avokati Musa: Caktimi i katër seancave nga Specialja, tregues që procesi po merret më seriozisht

18:28 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Speciale ka caktuar katër seanca gjatë muajit prill për të paraburgosurit Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Për këtë, avokati Skender Musa në T7 tha se është tregues që procesi po merret më seriozisht nga Specialja.

“Është mirë që tani veçse janë caktuar katër seanca. Kjo tregon se është marrë më seriozisht dhe se don që proceset mos të neglizhohen… Të akuzuarit duan të dihet epilogu për aktakuzën”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua