Live

AVONET dorëzon kërkesë për inicim të hetimeve ndaj pronarit të kompanisë “Bageri”, për falsifikim të dokumenteve në tenderin milionësh

16:12 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

AVONET njofton se ka dorëzuar kërkesë për inicim të hetimeve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për Bujar Shabanin, pronarin e kompanisë “Bageri”.

AVONET gjatë hulumtimit në ofertën e dosjes së tenderit “Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush” ka identifikuar disa të gjetura dhe hedh dyshime se Bujar Shabani, në cilësinë e drejtorit të OE ka keqpërdorur dhe mashtruar prokurimin publik në aktivitetin e prokurimit me titullin “Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush” në Komunën e Lipjanit.

“Pasi që OE “BAGERI”, me përfaqësuesin Bujar Shabani, ka nënshkruar deklaratën nën betim nën dyshimin e veprës penale të sanksionuar sipas KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, me nr. 06/L-074 të nenit 415, për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe nenin 383 për deklarimin e rremë nën betim”, thuhet në njoftim.

Kjo është kërkesa për inicim të hetimeve dhe Raportin e monitorimit;

Shpërndaje në

U Kopjua